Analisti Ilir Kulla thotë në Tonight Ilva Tare, se ambasadori amerikan në Tiranë ka gënjyer të paktën dy herë publikisht.
Teksa po diskutohet çështja e reformës në drejtësi, Kulla sqaron edhe ndërhyrjen e ambasadorit Donald Lu tek Prokuroria e Përgjithshme për mbylljen e çështjes së Bankers.
Pjesë nga debati:
Kulla: Prokurori vazhdon punën e vet, ambasadori të vetën. Edhe në deklaratën që thotë, thotë unë do monitoroj. Ose ambasadori ta lërë punën e ambasadorit dhe ta bëjmë qytetar shqiptar dhe të konkurroj në zgjedhjet e ardhshme meqë thotë se ka mbështetje popullore. Në jetën e përditshme di që ka mijëra gjyqe përditë nga prokurorët dhe gjyqtarët. Çfarë do bëhet me këto gjyqe? Ambasadori Lu ka gënjyer të paktën në dy raste, një e kam me letër, një tjetër e kam me zë dhe figurë.
Këtij prokurorit të përgjithshëm për çfarë ia ka hequr vizën? Që i ka lind gruaja? Apo se e akuzon se ka shkelur Kushtetutën? Që ka shkelur Kushtetutën janë institucione të tjera që e përcaktojnë, që ka lindur gruaja është përgjegjësi individuale. Ajo është një vizë zyrtare dhe diplomatike dhe hiqet në ato raste kur ka shkelje shumë të rënda. Edhe në ato raste, ambasadori duhet të shkonte përballë Presidentit të Republikës dhe t’i thoshte jemi përballë këtij problemi, pastaj tek kryetari i Kuvendit, pastaj tek kryetari i komisionit të ligjeve dhe pastaj të vepronte.
Tare: Nuk i dimë arsye zyrtare pse i janë hequr vizat?
Kulla: Çfarë kemi dëgjuar është që viza Prokurorit të Përgjithshëm dhe bashkëshortes i është anuluar një problemi teknik.
Tare: Për shkelje flagrante…
Kulla: Nëse është shkelje flagrante, gruaja jo ky. Ç’lidhje kanë akuzat publike për reformën në drejtësi? A i takon ambasadës ta sqaroj çështjen e përfshirjes në Bankers. Kemi një letër në të cilën ambasadori në emër të qeverisë amerikane i kërkon pushimin e një çështje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë për një kompani kanadeze. Sepse aksionari kryesor i asaj kompanie, ishte edhe një nga donatorët kryesor të fondacionit të zonjës Klinton dhe të zonjën Klinton në fushatë. Jemi përballë këtyre fakteve. Ndërhyrja është bërë dhe ekziston dokumenti. Nuk është shkruar në asnjë libër ndërkombëtar që ambasadori i një vendi të bëjë këtë gjë. Plus që prokurori thotë se e kam të filmuar. Bankers është kompani kanadeze. (E.K/SHUPLAKA)