Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka mbajtur një qëndrim kundër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Ajo është shprehur se BE synon të parandalojë ardhjen e refugjatëve në Europë, por për këtë nuk duhen ndërtuar muret, sikundër kanë vepruar SHBA-të. Përballimi i fluksit mund të arrihet përmes menaxhimit.
Dëshiroj ta shpreh në mënyrë të qartë se politika jonë është për menaxhimin e rrjedhës së refugjatëve dhe nuk është një mur, nuk është të mbash njerëzit jashtë. Është një tjetër mënyrë, një mënyrë evropiane e cila ka për qëllim të menaxhojë një çështje shumë komplekse dhe e cila ka si prioritet të drejtat e njeriut dhe luftën kundër organizatave kriminale.”, u shpreh ajo.
Duke iu referuar vendimit të Donald Trump për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën dhe politikat kundër hyrjes së refugjatëve në Amerikë, ajo u shpreh: kjo që ju shihni sot është plotësisht e kundërta e mënyrave të tjera. (XH.A/SHUPLAKA)