Çështja Balili prej kohësh është kthyer në një temë mjaft të nxehtë jo vetëm përsa i përket hetimeve në lidhje me tëp o edhe përfshirjes së shtetit në fshehjen e tij. Gazetari Flamur Vezaj ka lexuar në Opinion për herë të parë edhe një pjesë të përgjjimeve që i janë bërë Balilit, ku shfaqet lidhja e tij me trafikun e narkotikëve.
Aty shfaqen bisedat mes Klement Balili dhe Petro Dalanajt, ky i fundit i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Përveç mesazheve të shkëmbyera mes tyre, është zbuluar edhe mesazhi që tradhtoi Klement Balilin. Bëhet fjalë për një bisedë me një tjetër person i quajtur Alifandis Georgios, të cilit Balili i dërgon numrin e tij të pasaportës.
Konkretisht, identifikimi i tij është bërë me sms–të e mëposhtme:
CD 211 – Numri i bisedës: 161. (6971713347 – Alifandis, Georgios me – 0671713372 – Person i panjohur (shqiptar) (datë 11/03/2016, ora 12:42). Mesazh dalës nga numri i telefonit 00306971713372:
“Vëllai im, dërgo numrin e pasaportës tënde.”
CD 211 – Numri i bisedës nr. 162 (6971713347 – Alifandis Georgios me – 6971713372 – Person i panjohur (shqiptar) (Datë 11/03/2016, ora 13:23) Mesazh hyrës, datë 11/03/2016, ora 13:23”43.08, nga numri i telefonit: 00306971713372: “BF2613552”, që nga konfirmimi në sistemin TIMS është i shtetasit Kelmend Balili, i Sabaudinit dhe Nazos, i lindur më 20/03/1972 në Shqipëri, banor në Sarandë, Shqipëri”.
Në dokumentin tjetër zbardhet biseda mes Balilit dhe Dalanajt, si më poshtë:
Dalanaj: Hë re vëlla.
Kely: Hajde avash avash.
Dalanaj: Eee.
Kely: Futu avazh avash, ec.
Dalanaj: Po vij.
Kely: Do dalësh nga maja dhe do futesh në gjirin e madh.
Dalanaj: E di ore e di. Atje në anë ku zbresin makinat?
Kely: E, siç futesh në plazh
Dalanaj: Siç është rruga, hajde.
Kely: Eee, nga ana e brendshme që është, jo nga ana tjetër.
Dalanaj: Ku është rruga, hajde.
Kely: Ee nga ana e brendshme, jo nga ana tjetër.
Dalanaj: Jo atje; nga ana e brendshme.
Kely: Nga brenda.
Dalanaj: Erdha, erdha, hajde. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1051″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]