Në kuadër të projektit “Veliera” janë duke u zhvilluar punime në qytetin e Durrësit. Një grup arkeologësh që ishin duke mbikëqyrur gërmimet kanë zbuluar themelet mijëra vjeçare.
Konkretisht, bëhet fjalë për themelet e një godine të periudhës romake në zonën e Torrës, përballë vendit ku qëndronin statujat e artistëve si John Lenon.
“Durrës Lajm” raporton se “pjesa ku ishin statujat është e mbushur me zhavorr dhe gurë dhe nuk dihet se çfarë ka poshtë tyre, kjo pasi punimet janë kryer gjatë natës dhe jo në vëmendje të arkeologëve”. (XH.A/SHUPLAKA)
Nuk jane mure te ndonje godine romake mijera vjecare, por mure te nje godine turke Hyqymeti (qeveritare) qameti 200 vjecare. Deri ne vitin 1912 ne kete godine eishin zyrat e gjymrykut (doganes se limanit te Durresit)