21:25 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Prokuroria përfundon hetimin për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për Bashkinë e Tiranës hetim të veçuar

13:33 | 07/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria përfundon hetimin për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për Bashkinë e Tiranës hetim të veçuar

Prokuroria e Tiranës ka patus një hetim të dyzuar përsa i përket vdekjes së Ardit Gjoklajt më landfillin e Sharrës. Fillimisht ajo ka nisur një hetim pë firmën që merrj me përpunimin e mbetjeve dhe më pas edhe për përgjegjësinë e mundshme nga Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë sot Prokuroria bën me dije se për vdekjen e 17-vjeçarit gjenden përgjegjës dy persona. Ata janë përgjegjësi i turnit të tretë i kompanisë ”3R” Dëfrim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari. Ndërkohë që hetimet për Bashkinë e Tiranës dhe shoqërinë ”Eco Tirana” do të vijojnë. 

Sipas Prokurorisë Gjoklaj ishte pjesë e firmës ”3R” prej një muaji dhe në momentin që u gjet i vdekur ai ishte i veshur me kostumin e punës.

DETAJET NGA PROKURORIA:

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dy persona të akuzuar se, për shkak të shkeljes së rregullave në punë, kanë shkaktuar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili po punonte në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë, ngjarje e ndodhur në datë 07.08.2016.

Nga hetimi rezulton se përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie. Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.

Hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për faktin se po përfundonin afatet e paraburgimit për dy personat e konsideruar përgjegjës për vdekjen e punëtorit, për të cilët përfundoi hetimi dhe u dërguan për gjykim. Nga hetimi për të pandehurit Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kollari, ka rezultuar se: Në datën 7.8.2016, rreth orës 14.20, policia gjyqësore u njoftua se ne vendin e quajtur “Landfilli i Sharrës” Tiranë ishte gjetur një kufomë në grumbullin e mbeturinave pranë sheshit të riciklimit.

Kufoma ishte e seksit mashkull në të cilën nga këqyrja që ju bë u vërejtën plagë të shumta, si ato të shkaktuara nga mjete të tonazhit të rëndë. Trupi i dëmtuar i këtij shtetasi u dërgua në Institutin e Mjekesise Ligjore, ku u bë dhe identifikimi i tij dhe rezultoi se ishte shtetasi Ardit Gjoklaj, i datelindjes 1999 (17 vjec), lindur në Tropojë dhe banues tek ish kombinati tekstil, Tiranë. Shtetasi Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës, prej afërsisht një muaji, aty ku subjekti “3R” sh.p.k ushtron aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarreveshje me Bashkinë Tiranë, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill (kominoshe ngjyrë gri dhe doreza te gomuara pune).

Nga keqyrjet ne vendin e ngjarjes u konstatua se zyra e shoqërise “3R” sh.p.k, e cila gjendet ne ambjentet e landfillit është e përshtatur në një kontenier, ku në këtë zyre u gjeten disa praktika me emra –mbiemra sipas turneve, me data te ndryshme, të cilat u sekuestruan dhe aty figuron i shënuar edhe emri i shtetasit Ardit Gjoklaj deri ditën e ngjarjes. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ardit gjoklajhetimetprokuroria
Pas

Zv/ministri socialist i Drejtësisë: “SHORT”¬i kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL

Para

Aurela Gaçe me një falenderim për Fadil Berishën: Mbaj mend si më dridhej mikrofoni në duar…(FOTO)

Para
Aurela Gaçe me një falenderim për Fadil Berishën: Mbaj mend si më dridhej mikrofoni në duar…(FOTO)

Aurela Gaçe me një falenderim për Fadil Berishën: Mbaj mend si më dridhej mikrofoni në duar…(FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.