20:23 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

”Zbarkojnë” në Tiranë gjyqtarët dhe prokurorët e huaj që do të asistojnë Vettingun

14:11 | 07/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lista e zezë, reagojnë gjyqtarët: S’kemi kërkuar vizë amerikane

Ashtu si pritej kanë mbërritur në vendin tonë disa nga eksperët e huaj që do të monitorojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ata nisin nga puna ditën e mërkurë ndërkohë që priten të akomodohen në një vend të përcaktuar nga avokati i Popullit.

Anëtarët do të jenë nga disa prej vendeve kyçe të BE, si Kroacia, Spanja, Italia, Gjermania e Holanda, si dhe nga SHBA. Ata do të strehohen pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Ndërkohë mësohet se Igli Totozani ka nisur të bëjë gati zyrat dhe godinën ku do të qëndrojnë ata. Në krye të ndërkombëtarëve që do vijnë në Shqipëri të kryejnë vetingun është zgjedhur Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera.

Por kush është Genoveva Ruiz-Calavera?

Ajo është spanjolle dhe pak javë më parë ishte në Tiranë ku pa nga afër punën që po bëhej për realizimin e reformës në drejtësi. Për rreth 20 vite, ajo ka punuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ruiz-Calavera u bë pjesë e Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe njihet për aftësitë e saj të mira menaxheriale. Para kësaj, ajo ka punuar në sistemin doganor në Spanjë.

Zyrtarja e KE njihet si një njeri me autoritet dhe prania e saj në Tiranë do të ndihmojë në pastrimin një herë e mirë të drejtësisë shqiptare.

Një tjetër emër që është përzgjedhur si pjesë e ekipit është gjermani Reinhard Priebe. Ai u përfol se do ishte kryetari, por BE ka preferuar të vendosë një zonjë. Reinhard Priebe ka dalë aktualisht në pension, mirëpo BE ka kërkuar ekspertizë të fortë për procesin vetingut dhe ka kërkuar mbështetjen e tij. Në vitin 2004, ai ka qenë kryetar i grupit negociator të Komisionit Evropian në Shqipëri. Nga viti 2001 deri në 2006, ai ka qenë në krye të Komisionit të Jashtëm të BE për Ballkanin Perëndimor.

Si do ngrihet SPAK dhe do pastrohet gjyqësori?

Bashkë me trupën e anëtarëve të OMN, në Tiranë, brenda javësh do të vijnë dhe gjyqtarë e prokurorë amerikanë, që do të asistojnë në ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me ngritjen e KLGJ dhe KLP do nisë menjëherë ngritja e SPAK dhe amerikanët do të vijnë të përgatisin terrenin. Gjithë puna do bëhet në bazë të një marrëveshje të arritur me ambasadën e SHBA, ku amerikanëve u jepet askes i plotë të asistojnë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Amerikanët do të sjellin pajisje të reja dhe do nisin trajnimet për anëtarët e Byrosë së Hetimit. Nga ana tjetër një rol shumë të rëndësishëm do të ketë OMN, sa i takon vetingut.

Të mërkurën, ILDKP do e informojë prezencën e tyre mbi bilancin e vetëdeklarimeve, bashkë me institucionet e tjera, më pas do nisë një verifikim i imtësishëm i të gjitha deklaratave. Më tej OMN do mbikëqyrë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për KLGJ e KLP dhe organeve të vetingut. Puna më e rëndësishme do të jetë pasi të nisë funksionimin Komisioni i Kualifikimit. OMN do ketë rol mbikëqyrës, por do të japë dhe opinione dhe të dhëna për çdo gjyqtar e prokuror. Me pak fjalë shumë shpejt drejtësia shqiptare do nisë të pastrohet nga të korruptuarit. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gjykatesprokurore
Pas

Aurela Gaçe me një falenderim për Fadil Berishën: Mbaj mend si më dridhej mikrofoni në duar…(FOTO)

Para

Vasili në krye të detyrës, njihet projektin e dixhitalizimit tek Pasuritë e Paluajtshme

Para
Vasili në krye të detyrës, njihet projektin e dixhitalizimit tek Pasuritë e Paluajtshme

Vasili në krye të detyrës, njihet projektin e dixhitalizimit tek Pasuritë e Paluajtshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.