Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës.
Këmbësori i aksidentuar është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës shëndetësore. Nuk ka informacione për identitetin e të plagosurit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit me targa AA366KC me iniciale H. I. 26 vjeç, banues në Vlorë, është shoqëruar në komisariat.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në lagjen “Partizani” në rrugën drejt Spitalit, automjeti me targë AA 366 KC, me drejtues shtetasin H.I., 26 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar një këmbësor, i cili për pasojë u dërgua në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore. Punohet për identifikimin e personit të dëmtuar. Policia ka bllokuar mjetin dhe ka shoqëruar drejtuesin e tij, shtetasin H.I, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
(XH.A/SHUPLAKA)