Katër shqiptarë janë shumë kërkuar në shtetin anglez dhe ata janë futur në “listën e zezë” të 59 personave më të kërkuar nga policia e Kentit. Të katër shqiptarët akuzohen për vepra të rënda penale si trafikimi i drogës dhe qënieve njerëzore deri tek pengmarrje, përdhunim dhe vrasje.Madje ata përsona konsiderohen si shumë të rrezikshëm.
Po kështu policia e Kentit ka bërë publike emrat e tyre, fotografitë dhe veprat penale që kanë kryer, ndërsa ka vënë në dispozicion dhe numrin e telefonit 0800 555111 për këdo që ka informacion rreth tyre, duke u garantuar dhe anonimat të plotë.
Shqiptarët në listën e zezë janë:
-Fesim Prendi i akuzuar për shpërndarje kokaine në Canterbury.
-Florim Krasniqi, i akuzuar për pengmarrje në Dover.
– Selami Sherifi, i akuzuar për përdhunimin e një vajzë nën moshën 16 vjeç në Folkestone.
– Ferbent Sakaj, i njohur edhe me emrin Giannis i akuzuar për trafik droge. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1055″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]