Një aksident ka ndodhur në lagjen “Partizani” në qytetin e Vlorës, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin Rajonal.
Policia bën me dije se drejtuesi I mjetit është një 26-vjeçar me iniciale H.I, i cili është shoqëruar në komisariat. Bardhë e blutë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)