Analisti Andi bushati i ftuar në “News 24”, është shprehur se Ilir Meta dhe Partia Demokratike dhe një pjesë e Prokurorisë nuk e kanë shumë përzemër Reformën në Drejtësi.
“Ilir Meta është munduar të jetë legalist, një njeri që zbaton ligjshmërinë. Unë mendoj që Ilir Meta bashkë me PD-në dhe një pjesë të Prokurorsië është një pjesë që nuk e kanë përzemër Reformën në Drejtësi, ose ndiehen të rrezikuar nga projekti Lu-Vlahutin që duhet të zbatohet në Shqipëri. A duhet t’i luftojmë kundërshtarët tani edhe kur e kanë gabim me armë që më duken të padenja? A mund të duhet normale për çdo shqiptar, kur flitet tërë ditën që prokurorët, gjykatësit janë të korruptuar. A mundet që me këto metoda ne të bëjmë drejtësi, me goditje në brez të bëjnë Reformën në Drejtësi. A bëhet drejtësi në rrugë të tërthorta!? Rrugë për të cilat ne nuk jemi të bindur që të na çojnë në fund të tunelit”, tha Bushati. (J.V/Shuplaka)