Reagon kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini pas informacioneve që qarkulluan sot se ai është kërcënuar nga kriminelë të rrezikshëm dhe policia ka shtuar masat e sigurisë për të.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit”, shpjegohet në njoftimin e Bashkisë së Elbasanit në emër të Sejdinit. Alfred Cepe, drejtori i policisë së Elbasanit ka konfirmuar shtimin e masave të policisë, por për të gjithë qytetin.
REAGIMI I PLOTË I BASHKISË ELBASAN:
Nisur nga disa informacione që po qarkullojnë në mediat online, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z.Qazim Sejdini, për të qetësuar opionin publik, por edhe për shkak të transparencës njofton se: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Nisur nga disa informacione që po qarkullojnë në mediat online, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z.Qazim Sejdini, për të qetësuar opionin publik, por edhe për shkak të transparencës njofton se: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm në përkujdesje për qytetin, punët e bashkisë dhe problemet e komunitetit. Informacionet e panevojshme, me qëllim deziformimin e opinionit publik, janë tendencioze dhe të pabazuara.
Zyra e shtypit e bashkisë së Elbasanit, dhe pranë kryetarit Qazim Sejdini, ka qenë e hapur si për gazetarët lokalë ashtu edhe ata të
mediave kombëtare. Qyteti i Elbasanit, si një ndër qytetet kryesore në vend, është duke vijuar transformimin rrënjësor, nisur nga projektet e shumta dhe mbështetja e qeverisë. Janë projekte madhore me impakt të madh social, ku është fokusuar jo vetëm kryetari i Bashkisë, por edhe komuniteti i qytetit të Elbasanit dhe rrethinave.
Ftojmë gazetarët, për çdo informacion, të drejtohen pranë organeve kompetente, për të shmangur dezinformimin. Dhe ketu e kemi fjalën jo vetëm për bashkinë e Elbasanit, por edhe për policinë e shtetit apo institucione të tjera të interesuara.