19:14 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Braktisja e komisioneve, deputeti i PD-së: Do zgjasë deri në fund të këtij Parlamenti!

21:34 | 07/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braktisja e komisioneve, deputeti i PD-së: Do zgjasë deri në fund të këtij Parlamenti!

Grupi i Partisë Demokratike do të vijojë braktisjen e komisioneve parlamentare, deri në fund të këtij parlamenti.

Të paktën kështu ka deklaruar deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, i cili ishte i ftuar në studion e e lajmeve të “Ora News”.

Sipas Bogdanit qeveria ka rënë që në momentin kur ministrat dalin dhe akuzojnë kryeministrin apo kolegët e tyre për korrupsion ose shantazhe.

“Qeveria ka rënë, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kryeministrin për korrupsion, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kolegët e tyre për shantazhe politike apo kriminale, në momentin kur Shqipëria ka hapur dyert për trafikun e drogës dhe në momentin kur sot kemi një qeveri jo legjitime, ku hidhet dhe pritet topi se kush do ta arrestojë Balilin, apo i kujt është Balili, ndërkohë që ky është një Balil i vetëm që ka me dhjetra të tjerë  që lëvizin lirshëm kjo qeveri nuk është më legjitime dhe si i tillë puna në komisionet parlamentare nuk mund të jetë normale sepse nuk mund të jemi më në një parlament normal dhe prandaj ka qenë vendimi i tillë i grupit parlamentar të PD.”, tha Bogdani.

Megjithatë deputeti shton se ndryshe nga ç’bëhet me komisionet parlamentare, opozita nuk do t’i braktisë seancat parlamentare, pasi sipas tij janë e vetmja mënyrë ku opozita mund të thotë fjalën e saj.

“Jo sepse fatkeqësisisht parlamenti dhe foltorja e parlamentit është i vetmi podium sot ku zëri i opozitës mund të dëgjohet. E them fatkeqësisht duke pasur parasysh situatën e mediave në vend ku kemi një formë të re diktature. Nëse në kohën e diktaturës kishte një Televizion dhe një gazetë, sot kemi dhjetra televizione por askush që   flet zërin real të qytetarëve shqiptarëve, të gjithë që këndojnë këngën e qeverisë, me ndonjë përjashtim si Ora Neës dhe prandaj dhe mbase i ndëshkuar në çështjen e licencave, kur sot kemi një qeveri që kontrollon mediat, pronarët e mediave dhe një qeveri që po tenton të mbyllë portalet online.”, shtoi ai.

Bogdani sqaron se kohëzgjatja e braktisjes së komisioneve parlamentare është e papërcaktuar.

“Në këtë moment është e papërcaktuar, por duke qenë se për ne kjo qeveri ka rënë sepse është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve shqiptarë do të jetë deri në fund të këtij parlamenti.”, thotë deputeti. (D.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: komisionparlamentPDPjeter Bogdani
Pas

Kështu dukeshin vipat shqiptar kur ishin në gjimnaz (FOTO)

Para

Detaje, si u identifikua atentatori i fisit Çapja, nga kamerat e sigurisë deri tek gjurmët e gishtave

Para
Arrestohet në Hollandë Shkëlzen Hasanpapaj, autori i dyshuar për atentatin ndaj fisit Çapja

Detaje, si u identifikua atentatori i fisit Çapja, nga kamerat e sigurisë deri tek gjurmët e gishtave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.