Luis Suarez ka akuzuar gjyqtarët për kartonin e kuq që mori ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se gjyqtarët donin që ai të ndëshkohej me karton të kuq në këtë ndeshje.
Suarez u ndëshkua në kohën shtesë ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Copa del Rey dhe do të mungojë në finale.
“Ne bëmë punë të vështirë si gjithmonë ndaj Atleticos. Ne ia dolëm me mëritë. Ajo çfarë ndodhi në fund ishte dëshirë e gjyqtarëve”, tha Suarez pas ndeshjes. (E.K/SHUPLAKA)