Tre persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të aksionit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Është kryer arrestimi i Fatmir Hajdaraj 29 vjeç i akuzuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”; i Albiond Kaca 24 vjeç ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe arrestimi i Riza Hazizi 25 vjeç për “Mashtrim”
Detaje të Policisë Tiranë:
Vazhdon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim
Më datë 07.02.2017, nga Shërbimet e Komisaraiteve të Policisë së Tiranës, është bërë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë penale e shtetasve:
– Fatmir Hajdaraj, 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 01.02.2017, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/2/3 i Kodit Penal.
– Albiond Kaca, 24 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 10.01.2017, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 88/1-25 i Kodit Penal.
– Riza Hazizi, 25 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, se më datë 04.02.2017, dyshohet të ketë marrë me anë të mashtrimit telefonin e markës “General Mobile”, në pronësi të shtetases D. S. materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)