Dy të rinj janë vënë në pranga në Tiranë dhe një i tretë është shpallur në kërkim, pasi u kapën në flagrancë me 2 kilogramë e 300 gram lëndë narkotike. Arrestimi i tyre u bë gjatë një kontrolli nga efektivët e komisariatit numër 3 në Rrugën “Jordan Misja”.
U arrestuan shtetasit: Enver Sadiku 21 vjeç dhe Anxhel Zeneli 19 vjeç, të dy banues në Tiranë. Është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, i cili arriti të arratiset sapo pikasi punonjësit e policisë.
Pas kontrollit të ushtruar shtetasve të lartë përmendur iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 kilograme e 300 gramë, bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
Materialet procedurale për këtë rast iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”. (XH.A/SHUPLAKA)