02:21 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha në Fier: Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira, më 18 shkurt për t’i dhënë fund

11:35 | 08/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha në Fier: Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira, më 18 shkurt për t’i dhënë fund

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar së fundmi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Në takimin e tij me qytetarët, kryedemokrati premtoi se PD është një lëvizje qytetare që do të marrë në dorë fatin e vendit.

Ndër të tjera, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e do votimin dhe numërimin elektronik ngaqë ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kësaj padrejtësie do t’i japim fund. Garancia për këtë sot nuk jam vetëm unë dhe programi i PD-së që po e shpalosim cep më cep. Garancia më e madhe jeni ju, janë qytetarët që po bashkohen për të larguar njëherë e përgjithmonë një kast të korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe për të sjellë në pushtet jo thjesht dhe vetëm një parti politike, por një lëvizje qytetare që do të marrë në dorë fatet e qytetarëve, fatin e vendit.

Kjo lëvizje qytetare nuk do të ndalojë deri satë sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme ose përmes paketës që kemi propozuar ne, përfshirë votimin dhe numërimin elektronik, ose përmes marrjes në dorë të fateve të vendit nga kjo lëvizje.

Rilindja tjetër gjë premtoi dhe tjetër gjë po bën. Rama nuk do numërim elektronik, do të vjedhë votat,. Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, më 18 shkurt të dalim për t’i dhënë fund kësaj qeverie.

Qeveria erdhi me premtimin se do t’i shërbejë shumicës, por po i shërben vetes së vet. Shëndetësia në kolaps nuk vjen sepse shqiptarët paguajnë më pak. Shqiptarët paguajnë më shumë sot për shërbimin shëndetësor, por ato para nuk shkojnë për ilaçe, për pajisje, për trajtim mjekësor por shkojnë në xhepat e grushti oligarkësh, hajdutësh, kriminelësh të lidhur drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Ndaj nuk do të zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie. Prandaj mban Saimir Tahirin ministër të Brendshëm, njeriun që e kanë treguar me gisht të gjithë partnerët tanë, si një kokat e krimit të organizuar, si njeriu përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge. Sepse këta i duhen për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme. Prandaj nuk pranon votimin elektronik dhe numërimin elektronik, sepse e di që me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa krim, me votë të lirë qytetare, kjo qeveri është e rënë, është e larguar dhe rruga hapet për një qeveri të qytetarëve, për një qeveri të Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Basha. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaFierlulzim bashapartia demokratike
Pas

Mbi 2 kg drogë tek “Jordan Misja”, pranga 2 të rinjve në Tiranë, arratiset i treti (EMRAT)

Para

OMN e nis operacionin në Shqipëri me gazetarët dhe takimin me Donald Lu

Para
ONM mbërrin sot në Tiranë, vjen zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë

OMN e nis operacionin në Shqipëri me gazetarët dhe takimin me Donald Lu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.