Është përkeqsuar situata e grevistëve në Zharrëz, ku si pasojë e ditëve të gjata të qëndrimit në kushte të vështira, njërit prej tyre i ka rënë pak më parë të fikët.
Banori rreth të 40-ave shihet në videon e “JOQ” i shtrirë në dysheme, në kushte rrethanore, teksa banorët e tjerë të Zharrëz mundohen t’i vijnë në ndihmë. Ajo që bie në sy është edhe vonesa e shërbimit të ambulancës.
Kjo nuk është hera e parë që grevistët përballen me të tilla situata, situata që janë raportuar ditë pas dite nga “Shuplaka”. Jo më larg se dy ditë më parë, njëri prej tyre u dërgua me urgjencë në gjendje mjaft të rënduar në spital.
Sot, grevistët kanë hyrë në ditën e gjashtë të grevës, ku presin që qeveria t’i dëmshpërblejë për dëmet e shkaktuara nga “Bankers Petrolium”. (XH.A/SHUPLAKA)