Avokati Spartak Ngjela dhe drejtuesi i partisë “Ligj dhe Drejtësi”, i ftuar mbrëmjne e djeshme në emisionin “Dritare me Rudinën”, deklaroi se shumë shpejt 80% e klasës politike do të kalojnë në akuzë për arsye se duhet të tregojnë që nuk janë të korruptuar. Sipas Ngjelës politikanët si Berisha, Meta dhe Bode janë të parët që do të akuzohen.
“Unë flas për padi penale. Politikanët do të kalojnë në akuzë. 80% e klasës politike do të kalojë nën akuzë. Kaluan në akuzë 46% e krerëve të UÇK-së. Në demokraci duhet të mësohemi me akuzë.
-Korrupsioni i brendshëm, që ka të bëjë me paratë e shtetit
-Klientelizmi, që ka të bëjë me paratë në treg
– Bashkimi me segmente kriminale
E kanë thënë të tjerë për ne. Është një investigim ndërkombëtar. Çfarë interesi kanë ata që të invesigojnë shqiptarët? Kaq naivë janë që të akuzojnë me prova?
Jo, naivë, janë drejtuesit tanë. Fakti që krijojnë këtë turbullirë, pengojnë reformën në drejtësi, provojnë pafajësinë e tyre. Politika gjermane dhe amerikane janë involvuar në mënyrë morale. Kanë thënë se do ndihmojnë për realizimin e reformës në drejtësi. Nuk duan të kolonizojnë Shqipërinë.
Kush janë ata që do të akuzohen? Fillohet me kryeministrin e kaluar Sali Berishën, Kryetarin e Parlamentit dhe ish kryeministërin Ilir Metën dhe ministri i Financave të Berishës Ridvan Bode. Vetëm nga falimentimi i bankave të Qipros janë prekur 4 politikanë shqiptarë. E dinë vetë ata, kush. E dinë se për ta janë hapur dosjet dhe ndaj duan të pengojnë hetimin, por e kanë të kotë, u shpreh Ngjela. (J.V/Shuplaka)
Ke harruar hajdutin me te madh; – 11 vjet ne bashki dhe 4 vjet ne qeveri!!!
Po Rama ? Angjeli ? Velia ? Beqaj ? Fino ? E tjer e të tjerë.