17:52 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plagosja në Dibër, marrëdhëniet familjare mes të konfliktuarve. Si u arrestuan bab e bir

14:14 | 08/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja në Dibër, marrëdhëniet familjare mes të konfliktuarve. Si u arrestuan bab e bir

Rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, Njësia Administrative Muhurr – Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së Zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Punonjësi i Policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi E.S 18 vjeç, banues në Muhurr i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuat në spitalin e traumës në Tiranë, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme i dy shtetasëve babë e bir shtetasit P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr, që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin e mësipërm.

Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë por janë kapur në kohë rekord nga ana jonë.

Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllai i shtetasit të plagosur, shtetasi T.S 31 vjeç.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, konkretisht:

Një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të dy shtetasëve babë e bir.

Si dhe një armë zjarri Pistoletë që dyshohet se shtetasit P.S e R.S kanë qëlluar duke plagosur shtetasin E.S.

Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët.

Shtetasi i plagosur me dy autorët janë kushërinj të dytë.

Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (E.K/SHUPLAKA)

http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/02/plagosja-ne-diber.mp4

 

 

Etiketa: diberplagosje
Pas

Spartak Ngjela: Këta janë tre politikanët e parë që do u ngrihet akuza

Para

U mbyt katër ditë më parë, ende i pagjetur 55-vjeçari në Fan

Para
U mbyt katër ditë më parë, ende i pagjetur 55-vjeçari në Fan

U mbyt katër ditë më parë, ende i pagjetur 55-vjeçari në Fan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Iran: 35 gra dhe 10 fëmijë midis viktimave që nga nisja e sulmeve, 1 800 të plagosur

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Avokati Gylsen Zhllima: Arrestimi i Veliajt me hije dyshimi, arresti i tij i shërben Partisë Socialiste dhe Edi Ramës

Itali/ Shqiptari ‘inteligjent’, e fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve! Karabinierët e fusin në kurth

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.