Për të rënë në gjurmët e Shkëlzen Hasanpapajt nga të dhënat e AND-së në çantën dhe në sendet e tjera që u gjetën në vendngjarje u bë ADN-ja e prindërve të të dyshuarit Hasanpapaj. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”. Shkëlzen Hasanpapaj është autori i dyshuar për vrasjet ndaj fisit Capja dhe një punonjësi policie, ngjarje kjo e ndodhur në 6 maj të vitin të kaluar.
Organi i akuzës thotë se paraditen e 6 qershorit të vitit 2016 në qytetin e Elbasanit, përballë ish-kirurgjisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targe AA xxx NE, duke plagosur brenda tij shtetasin Bledar Muça, si dhe është plagosur policja M. Kermezo, e cila në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ndër të tjera, janë gjetur edhe disa objekte, të cilat mund të shërbenin për identifikimin e autorit. Kështu, janë gjetur një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori. Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të të cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik.
Sipas prokurorisë pas ditës së atentatit i riu është larguar nga Shqipëria. Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me dy prindërit e tij.
Detaje:
Autoritetet policore hollandeze kanë ekzekutuar urdhër arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, për shtetasin i Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Ndaj këtij shtetasi, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata e qytetit ka vendosur në Nëntor 2016 masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet se, paraditen e datës 06.06.2016, në qytetin e Elbasanit, përballë ish-kirurgjisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targe AA xxx NE, duke plagosur brenda tij shtetasin Bledar Muça, si dhe është plagosur shtetasja M. Kermezo, punonjëse policie, e cila, në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, ndër të tjera, janë gjetur edhe disa objekte, të cilat mund të shërbenin për identifikimin e autorit. Kështu, janë gjetur një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori. Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të të cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik. Pra, gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetura në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati. Në vijim të hetimit, janë siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij shtetasi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN-së të gjendur në vendngjarje me profilin gjenetik të këtij shtetasi. Ky person nuk është arritur të gjendet, pasi rezultoi që pas ditës së atentatit, të jetë larguar nga Shqipëria. Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”. Çifti i prindërve Q. dhe A. Hasanpapaj kanë dy fëmijë, djem. Është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj (vëllai i të dyshuarit) dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje, NUK përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes. Në bazë të analizës gjenetike, por edhe në bazë të provave të tjera të përfituara gjatë hetimit të deritanishëm, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se autori i ngjarjes së datës 06.06.2016 në Elbasan është shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj. Ndaj këtij shtetasi është nxjerrë urdhëri i kërkimit ndërkombëtar, pasi rezultonte se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë. (J.V/Shuplaka)