06:25 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vajza e Dritëro Agollit: Erdhi momenti kur lugatin vdekje e kishim afër e po na trokiste…

15:39 | 08/02/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I ati në spital, vajza e Dritëro Agollit publikon poezinë: Dhe bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli që u nda nga jeta pak ditë më parë risjell në një rrëfim momentet e dhimbshme kur babai i saj mbylli sytë. Me një falenderim për miqtë që iu gjendën pranë, Elona tregon se si ata i përcollën besimin në forcën e pavdekësisë e përjetësisë.

RRËFIMI:

Jam mësuar përherë të falenderoj për urime e përgëzime, por ja që sot më duhet të shpreh falenderim për të gjithë miqtë, të njohur e të panjohur, për zyrtarë e jo zyrtarë, për krijues e dashamirës të artit e letërsisë, për të gjithë ata që nuk kursyen fjalë e mesazhe që përcillnin respekt, mirësi e mirënjohje për Atin tim dhe veprën e tij të çmuar .

Më përcollët dëshmi të jetës, ku cilësohej dashamirësia e mbështetja e dhënë nga Dritëroi për këdo e kudo, në periudha kohore e momente kur fjala ndihmë ishte si një rreze drite në qiellin e pushtuar nga retë e zeza.

E ndjeja që kështu do të ndodhte , pasi ati Dritëro është At i rrallë dhe për këtë jam krenare .

Kur isha e vogël, drithërohesha, përgjërohesha, lotoja kur vetëtimthi më kalonte mendimi i ndarjes nga jeta tokësore e Atit tim. E rritur, lexoja poezitë mbi vdekjen e jetën e shkrihesha në vaj. Erdhi momenti kur lugatin vdekje e kishim afër e po na trokiste në portë. E megjithatë edhe shpresa i binte derës fort .Shpresa u shemb .

Dritëroi nuk merr frymë dhe shpesh më kishte përsëritur së fundmi perspektivën pa frymë. Por do flas me gjuhën tuaj më mirë: Dritëro nuk mund të vdesë sepse është Fuqi e përjetësuar në magjinë e fjalës ! – thotë Rahela Razi Brahimi, vajza e mikut të shtrenjtë të Dritëroit .

Ju falenderoj të gjithëve pasi më përcollët besimin në forcën e pavdekësisë e përjetësisë.

 

Etiketa: agolliDritero AgolliElona Agolli
Pas

Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm tërhiqet nga futbolli

Para

Vdes gjatë lindjes foshnja në maternitetin “Koço Gliozheni”, dyshohet nga pakujdesia e mjekëve

Para
Skandal në Spitalin e Fierit, studentja lind foshnjen në tualet

Vdes gjatë lindjes foshnja në maternitetin “Koço Gliozheni”, dyshohet nga pakujdesia e mjekëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.