Ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Vdekja e foshnjës dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e mjekëve gjatë lindjes. M.M ka shkuar për të lindur në këtë maternitet mbrëmjen e djeshme në orën 19.00.
Për vdekjen se kësaj foshnje policia ka referuar çështjen në Prokurori. Pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së foshnjës. Prindërit kanë denoncuar në polici mjeken me iniciale M.R që asistoi në lindje. Po kështu policia ka sekuestruar edhe kartelën mejkësore të nënës dhe foshnjës. Për vdekjen e foshnjës kanë reaguar edhe mjekët. Sipas tyre foshnja ka lindur e vdekur.
Detaje:
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.R, vjeç 51, banuese në Tiranë, mjeke gjinekologe, pasi dyshohet se, në maternitet gjatë lindjes së shtetases M.M, ka vdekur foshnja e gjinisë femër. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. (J.V/Shuplaka)