Një ditë pas shkarkimit të drejtorit të Muzeut Kombëtar, Melsi Labi, ish –kryeministri Sali Berisha reagon përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale.
Sipas Berishës, i vetmi faj i Labit është që denoncoi kryeministrin Edi Rama dhe Carlo Bolinon për vjedhjen dhe abuzimet me fondet e kulturës.
Ish-kryeministri shkruan se sharkimi i Labit është i denjë vetëm për regjimet diktatoriale dhe të banditokracisë, pasi hajnat e shtetit “ia prenë kokën brenda pak orëve”, vetëm për fjalët që tha.
Ndër të tjera, Berisha i bën thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj Ramës dhe Bolinos për akuzat e Labit.
POSTIMI I BERISHËS
“Melsi Labi shkarkohet nga Rama si:
Fajtor qe denoncoi Ramen dhe Bolinon e tij per vjedhje dhe abuzimin me fondet e Kultures!
Te dashur miq, dje Edi Rama me nje reagim te menjehershem shkarkoi nga detyra drejtorin e Muzeut Kombetar, Melsi Labi sepse ai dje denoncoi Ramen dhe Bolinon e tij me deklaraten qe vijon:
“Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve”
Per keto fjale, njelloj si ne diktature hajnat e shtetit i prene koken brenda pak oreve! Me kete akt te turpshem, te denje vetem per ndonje rregjim diktatorial apo banditokracie, piktori deshtak kerkon te mbuloje vjedhjet e tij.
I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te hetoje me perparesi Ramen dhe Bolinon e tij per akuzat e renda te drejtorit, viktimes se tyre Melsi Labi, qe me guxim qytetar denoncoi vjedhjen shteterore!”. (D.D/Shuplaka)