Mbrëmjen e sotme emisioni “STOP” publikoi pajme nga një autoambulancë dhe në të shfaqen kushtet e mjerueshme të Poliklinikës Numër 9 në kryeqytet dhe e gjithë kjo falë një infermieri guximtar.
Ky është Frrok Bardhi që punon prej 10 vjetësh në Urgjencën e Tiranës dhe tregon mjerimin e pashoq të këtij shërbimi. Ai tregon para kamerës ambientet e brendshme të autoambulancës, me të cilën do të duhet të shpëtojë jetë njerëzish.
Revolta e tij vijon edhe me demostrimin e pajisjeve, që kanë kushtuar miliona në autoambulancë dhe Poliklinikën Numër 9 në kryeqytet.
Denoncimi:
“Kjo është ajo që tregonte Beqaj në Komisionin Parlamentar, ja…
Gazetari: Çfarë janë këto?
Intermieri: Janë mbeturina… dakort?!
Gazetari: Me këto punoni?
“ Këto janë aparaturat e Beqajt, e shikoni?! Që ishte bashkë me ata dy shoqëruesët në Komisionit Parlamentar, që gënjente popullin shqiptar. Ky është Beqaj! Kjo është maska e oksigjenit e Ilir Beqës… Në këtë makinë punojnë të paktën shtatë shoferë njëkohësisht. Ky është Ilir Beqaj! Hajde të shikojmë pak autoambulancën nga brenda, se ai kujton se janë të gjithë frikacakë dhe u shpëton sh… Ja si janë të gërvishura makinat, ja ky është investimi i autoambulancave të Ilir Beqes. Ja kjo është flota e tij?! Këtë flotë i tregonte dje shqiptarëve ai?!
Këtu jemi në poliklinikën numër 9, një nga pikat që Ilir Beqaj ka autorizuar për të mashtruar qytetarët e Shqipërisë nëpër mediat qeveritare. Kjo është dhoma e cila Ilir Beqaj ka modifikuar për shërbimin e Urgjencës Mjekësore të Tiranës. Kjo ka qenë tualet dhe muri është i ndarë me kartonxhes. Kjo është një nga pikat e flotës, e shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës.”, shpehet infermieri për “Stop”. (J.V/Shuplaka)