23:47 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

KQZ “vulos”: S’ka votim elektronik, 6 milionë dollarë për zgjedhjet

07:53 | 09/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ tregohet bujare, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve të 18 qershorit

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund polemikave dhe retorikës së ashpër që ka shoqëruar zbatimin ose jo të votimit dhe numërimit elektronik.

Kjo pasi pritet miratimi i fondit të buxhetit të ri për zgjedhjet e 18 qershorit, ku nuk është parashikuar asnjë shpenzim për votimin dhe numërimin elektronik, referuar burimeve për një portal online. Një ditë më parë, KQZ ka diskutuar buxhetin e ri zgjedhor që kap shifrën e 733 milionë lekëve të rinj, thënë ndryshe 6 milionë dollarë.

Në këtë buxhet, rreth 275 milionë lekë (2.1 milionë dollarë) do të shpenzohen për pagat dhe shpërblimet e punonjësve të përkohshëm.

“Me vendimin nr.16, date 17.01.2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar strukturën e personelit shtesë të KQZ-së për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017. Në të njëjtin vendim është përcaktuar edhe kohëzgjatja e kontratës, si edhe kategoria e pagës për secilin pozicion.

Punonjësit e përkohshëm do të paguhen mbështetur në VKM Nr.589, datë 17.07.2013, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.545, datë 11.08.2011 të Këshillit të Ministrave’. Nga ana e drejtorisë së Financës është bërë llogaritja e fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore në përputhje me VKM-të e sipërcituara, si edhe legjislacionit tjetër që përcakton masën e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Në total për procesin e ardhshëm zgjedhor është parashikuar të punësohen në total 342 punonjës me kontratë të përkohshme. Kostoja totale e pagave të personelit të përkohshëm është 68.8 milionë lekë”, thuhet ndër të tjera në relacionin e buxhetit.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: fondiKQZvotimi elektronikzgjedhje
Pas

PS-LSI vazhdojnë të përplasen fort, debatet përfshijnë edhe komisionet parlamentare

Para

Milan rigjen forcat, arrin të triumfojë edhe pse me 9 lojtarë

Para
Milan rigjen forcat, arrin të triumfojë edhe pse me 9 lojtarë

Milan rigjen forcat, arrin të triumfojë edhe pse me 9 lojtarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.