Real Madridi është duke kërkuar pasardhësin e Keylor Navasit, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Santiago Bernabeu. Mesa duket kampionët e Spanjës do të mendojnë menjëherë të mendojnë për zëvendësuesin.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, David de Gea (Man Utd) dhe Thibaut Courtois (Chelsea) janë kandidatë për ta zëvendësuar Keylor Navasin.
De Gea para dy sezoneve ishte pranë kalimit te Realin, por transferimi kishte dështuar në momentet e fundit.
Kurse, gjatë këtyre muajve po spekulohet se edhe Courtois është kandidat për portën e Los Blancos. (E.K/SHUPLAKA)