Një histori e trishtë njerëzore, e cila preku zemrat e njerëzve dhe u bë edhe film, ka përfunduar me vdekjen e italianit Andrea Mongiardo 37 vjeç. 22 vjet më parë, kur ishte një djalosh 15-vjeçari, italiani nga Roma sikur u rikthye në jetë pas transplantit të zemrës.
Ai mundi të jetonte në sajë të zemrës së 7-vjeçarit Nicholas Green. Anglo-amerikani, në ato vite vogëlush ndërroi jetë më 1 tetor 1994 pasi u qëllua me armë gjatë një tentative grabitje teksa me prindërit ndodhej me pushime.
Pas vdekjes, prindërit vendosën t’i dhuronin organet e tij. Por së fundmi, mediat italiane shkruajnë se edhe Andrea Mongiardo ka ndërruar jetë 22 vjet pas transplantit pas një sëmundje të rëndë.
Akti i prindërve të Nicolas Green bëri bujë në atë kohë, duke mundësuar që donacionet të pësonin një rritje marramendëse. Historia e dy fëmijëve në ato vite u shndërrua edhe në film, i titulluar “Il dono di Nicholas”, një film i vitit 1988. (XH.A/SHUPLAKA)
(Nicholas Green)
(Filmi “Il dono di Nicholas”)