Kur ende nuk ka një konfirmim nga autoritetet vjedhja që ka ndodhur sot në Rinas dyshohet se ka qenë jo pak po rreth 2 milionë Euro.
Dy makina i kanë zënë rrugën makinës së kompanisë private, që edhe pse e blinduar policët privatë nuk kanë mundur dot të rezistojnë. Mësohet se autorët kanë qenë të veshur me kostume të zinj dhe kambale ushtarake. Ndërkohë që paratë kanë qënë të futura në thasë.
Autorët më pas kanë djegur makinat me të cilat kryen krimin në afërsi të Urës së Limuthit. Policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë zonën, po kapja e autorëve deri më tani është ende larg. (E.K/SHUPLAKA)