Janë bërë afro dy orë që ka ndodhur grabitja spektakolare në Qafën e Kashar në afërsi të Rinasit dhe ku u vodhën më shumë se 2 milionë euro, por ende nuk ka një shifër të saktë.
Autorët kanë thyer me mjete të forta xhamat e makinave që po trasportonin paratë dhe njëkohësisht kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre. Këto para do të dërgoheshin drejt Vjenës, me një avion që u nis pak minuta më parë nga Rinasi dhe janë tërhequr nga Banka e Shqipërisë, për një bankë të nivelit të dytë, nga BKT-ja.
Punonjësit e policisë kanë dhënë disa detaje për policinë nga pyetsorët paraprakë por pritet që më vonë të japin infomacion dhe detaje për mënyrën e vjedhjes nga grabitësit. Po kështu raportohet se makinat që po trasportonin paratë ishin jashtë standarteve të sigurisë.
Po kështu grabitësit ishin veshur të gjithë me kostume të zinj dhe kambale ushtarake. Menjëherë pas grabitjes që nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta ata janë larguar duke i vënë dhe zjarrin makinave në afërsi të Urës së Limuthit. (J.V/Shuplaka)