Pasi u njoftua policia për grabitjen me armë dalin edhe detaje në lidhje me grabitjen e bankës të nivelit të dytë në rrugën pranë Rinasit.
Rreth orës 16:00 u ngrit helikopteri i Policisë ku ka nisur kërkimi për grabitësit nga ajri, pasi është marrë informacion për vendin se ku mund të ndodhen grabitësit. Po kështu kërkimet po bëhen nga helikopteri në zonën e Domjes.
Sipas dëmitarëve autorët kanë qenë të maskuar me kamuflash të zi, teksa dyshohet se ishin 5 persona. Nga pamjet e dy furgonëve në vendngjarje shihen të dy makinat që kanë kasafortat e hapura. (J.V/Shuplaka)