Këngëtari i njohur Stefi Priftin ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në TvKlan. Stefi në këtë dalje publike ka folur gjatë për karrierën e tij, por duket se një pyetje e Rudinës nuk e ka bërë të ndihet mirë dhe të përgjigjet.
Rudina nuk ka lenë pa e pyetur këngëtarin për vdekjen e bashkëshortes së tij një vit më parë, duke risjellë edhe një material kur të dy ata kishin qenë të ftuar në emisionin e saj disa kohë më parë.
Këngëtari është stepur nga kjo pyetje dhe i ka thënë Magjistarit se është një çështje personale dhe nuk do të flasë për këtë pjesë.
“Kjo është një ngjarje personale… Unë dhe vajzat e mia po mundohemi ta përballojmë. Ndoshta do të flas për këtë në muajin prill kur është edhe ditëlindja e Marinës, në të cilën unë dhe vajza ime do t’i dedikojmë një këngë”, është shprehur Stefi.
Por edhe Rudina nga ana tjetër është ndjerë në siklet pas kësaj përgjigjeje, dhe kjo duket nga reagimi i saj teksa përpiqet të formuloje fjalinë pasardhëse.
“Po, por megjithatë thjeshtë… një pyetje… për Maa… sepse ne nuk mund të mos flasim sepse ne e kemi njohur, e kemi pasur në program’, mundohet moderatorja ta kalojë këtë situatë. (J.V/Shuplaka)