Futbollisti Armando Sadiku ka aplikuar për shtetësinë bullgare. Lajmi është pulikuar nga mediat zvicerane. Lojari, njëkohësisht edhe heroi kuqezi i Euro 2016 po mer këtë hap të rëndësishëm për karrierën e tij.
“Është e vërtetë, për nënshtetësinë. Gjyshërit e mi kanë pasaporta bullgare ndaj edhe unë kam kërkuar për një të tillë”, u shpreh Sadikja për “Blick”.
Për të bërë një gjë të tillë, futbollisti ka braktisur për dy ditë stërvitjen me Luganon, për të udhëtuar drejt Sofjes. Kjo dyshtetësia pritet të ndihmojë sulmuesin në karrierën e tij.
Meqë me shtetësinë bullgare ai do të ishte një “komunitar”, do ta kishte më të thjeshtë të gjente një ekip në një kampionat shumë më cilësor se ai zviceran. “Anglia dhe Italia më tërheqin”, pranoi futbollisti.
“Padyshim që jo. Është krenaria ime më e madhe fakti që mund të vesh fanellën e Shqipërisë dhe të përfaqësoj vendin tim. Do të jap maksimumin si gjithmonë për të, më shumë se 100%”, tha Sadiku. (J.V/Shuplaka)