Deputetja e PD-së Majlinda Bregu reagon pas grabitjes së dy autoblindave të BKT-së në afërsi të Rinasit, nga një bankë e nivelit të dytë.
Bregu rendit disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur pikërisht në të njëjtin segment rrugor si me ngjarjen e sotme: Qafa e Kasharit-Rinas.
“Ne vetem pak muaj, jane kater akte te renda kriminale qe kane ndodhur ne te njejten segment: Qafa e Kasharit-Rinas.
3 vjedhje spektakolare thasesh me leke dhe nje rrahje fizike e biznesmenit libanez.
Madje po ketu ka ndodhur edhe atentati ne 2015 ndaj Emiljano Shullazit e te tijve…”, shkruan Bregu.
Këtë segment rrugor, deputetja demokrate e cilëson si pikën më të lakmuar nga kriminelët, “ku as patrulla e policisë nuk të kap dot”.
POSTIMI I PLOTË
“Ne vetem pak muaj, jane kater akte te renda kriminale qe kane ndodhur ne te njejten segment: Qafa e Kasharit-Rinas.
3 vjedhje spektakolare thasesh me leke dhe nje rrahje fizike e biznesmenit libanez.
Madje po ketu ka ndodhur edhe atentati ne 2015 ndaj Emiljano Shullazit e te tijve…
Edhe sikur Qafa e Kasharit te ishte Gryka e Mezhgoranit dhe jo nje rrip rruge me fushepamje 360 grade, s’do te kishte qene kaq e lehte qe brenda pak muajve te vidheshin diten per diell mbi 15 milione euro ne makina te bankave duke e kthyer ate cope rruge kombetare ne piken me te lakmuar ku as patrulla e policise kurre nuk te kap dot ne aksion, as nuk te shqeteson njeri deri sa te zhdukesh gjurmet e te djegesh dhe makinat.
Keshtu behet shtetshkaterrimi se shtetformimi ka ikur ne drejtim te paditur” (D.D/Shuplaka)