Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i ka bërë thirrje ndër të tjera, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që të dalë në mbrojtje të Policisë së Shtetit duke paditur bankierët për dëmin moral të shkaktuar, për tensionimin dhe cenimin e suksesit të Policisë së Shtetit.
Ai akuzon bankat për mungesën e sigurisë gjatë transportimit të shumave të mëdha të parave. Deputetit i PS-së e cilëson si të padrejtë që Policia e Shtetit të akuzohet për paaftësi.
Reagimi i Vladimir Kostës:
“Kërkesë kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit: Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë! Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo!
Unë prononcohem dhe si kompani private, kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona) masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëherë uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër!
Pronari i këtyre parave (banka) nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje. Jam i bindur që nuk do marrë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim?! Më lind dyshimi se siguruesi ka mjaft fitime për t’i falur dëmtuesit. Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit.
(XH.A/SHUPLAKA)