08:53 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Grabitja në Rinas, i hiqet licenca kompanisë private, në pranga drejtori teknik

09:36 | 10/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet video e grabitjes në Rinas, punonjësi i kompanisë private: Të q***** motrën, shteti t’I merr vetë lekët

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me grabitjen e shënuar një ditë më parë në Rinas. Pas arrestimit të pesë policëve privatë, është vënë në pranga edhe drejtori teknik i subjektit “Jaguar Security”, i identifikuar si Fatmir Gapi, 56 vjeç.

Ndërkohë që flitet ende për shumën e parave të vjedhura  të bankës së nivelit të dytë BKT, duke mos pasur një shifër të saktë, 2.5 apo 4 milionë euro, bëhet e ditur se i është hequr licenca kompanisë private.

Policia e Tiranës nuk ka dhënë ende detaje lidhur me grabitjen “Déjà Vu” dhe autorët përgjegjës, por ka hequr licencën e subjektit që kishte falsifikuar dokumentet, pasi rezultoi se mjetet nuk ishin të blinduara. Ky vendim është marrë në bazë të hetimit dhe analizimit të situatës.

Flitet se policët privatë nuk kanë qëlluar në drejtim të grabitësve, 13 gëzhojat i përkasin pesë autorëve.

Ngjarja u shënua mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rinasit”, ku pesë persona të maskuar dhe të armatosur, grabitën sasinë e parave nën kërcëminin e armëve.

Pesë autorët pasi goditën një prej blindave dhe thyen me mjete të forta një prej xhamave të makinës, morën thasët me para, për të djegur më pas makinat e tyre pranë urës së Limuthit.

 

Detaje të Policisë:

  1. Më datë 09.02.2017, rreth orës 13:24, në segmentin Rrugorë interurban Qafë Kashari – Rinas. Janë vjedhur me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56

– 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike

– 2 automjetet  e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.

Si rrjedhojë janë arrestuar shtetasit :

  • Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyre drejtues teknik i SHPSF
  • Xhelil Metaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
  • Gentian Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
  • Perparim Logu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes SHPSF,
  • Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer I shoqerise,
  • Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer I shoqerise.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes me arme” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Nenet 140-25 dhe 248 të Kodit Penal.

  1. Më datë 09.02.2017, u arrestua shtetasi Lutfi Karamuça, 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie, sepse në fshatin Lanabregas, në ambjentet e kësaj shoqërie, i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pije freskuese të ndryshme të skaduara, të cilat i prodhonte në mënyrë të kundraligjshme. Parashikuar nga Nenet 288/a/2 dhe 170/a e 180 të Kodit Penal.
  1. Më datë 09.02.2017, u arrestua shtetasi Indrit Saraci, 28 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, në rrugën “Selim Brahja”, Sauk, i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.
  1. Më datë 09.02.2017, u arrestua shtetasi Dorjan P., 28 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Myslym Shyri”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj ish-bashkëjetueses së tij, shtetases K. K., 27 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i’u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunë në marrëdhëniet familjare”. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.
  1. Më datë 09.02.2017, u arrestua shtetasi Artan B., 38 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Abdi Toptani”, u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur, automjetin tip “Dodge”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: grabitjahetimkompani privatelicence
Pas

Zbulohet plani 16-pikësh i Merkel. Gjermania do dëbojë azilkërkuesit gjatë këtij viti?

Para

Mur xhami për të mbrojtur ‘’Kullën Eiffel’’ nga sulmet terroriste, riorganizim edhe i rrugëve që të çojnë atje

Para
Mur xhami për të mbrojtur ‘’Kullën Eiffel’’ nga sulmet terroriste, riorganizim edhe i rrugëve që të çojnë atje

Mur xhami për të mbrojtur ‘’Kullën Eiffel’’ nga sulmet terroriste, riorganizim edhe i rrugëve që të çojnë atje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.