15:39 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nishani ndër të parët që shpreh ngushëllimet për minatorët kinezë: Të merren masat që ngjarje të tilla të mos përsëriten

11:03 | 10/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nderohen 35 familje që strehuan hebrejtë, Nishani: Bota do kishte qenë ndryshe nëse do veprohej si shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen tragjike të jetës nga tre minatorët kinezë në minierën e Bulqizës, trupat e të cilëve u gjetën mbrëmë pas gjashtë ditë kërkimesh intensive.

“Tragjedia e papritur e ndodhur në minierën e Bulqizës ditën e shtunë si pasojë e shpërthimit të gazit hidrogjen, që fatkeqësisht bllokoi nëntokë në krye të detyrës tre minatorë, duke plagosur edhe tre të tjerë, për më tepër qytetarë kinezë, të cilët punonin dhe jetonin në vendin tonë, duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, më ngjalli një ndjenjë ankthi të parrëfyer për fatin e tyre.

Gjatë gjithë këtyre ditëve i kam ndjekur me vëmendje dhe shqetësim, pse jo edhe me shpresë, përpjekjet e mundimshme që po bëheshin për shpëtimin e tyre, por mbrëmë më mbërriti lajmi i kobshëm për gjetjen e trupave pa jetë të tre minatorëve, të cilin e prita me hidhërim të madh.

Gjej rastin të përsëris apelin tim institucional, por edhe njerëzor, që të merren të gjitha masat e nevojshme teknike në mënyrë që ngjarje të tilla të rënda e tragjike të mos përsëriten më në galeritë e minierave shqiptare si dhe të vënies para përgjegjësisë së shkaktarëve të mundshëm.

Me këtë rast të dhimbshëm dëshiroj të shpreh si Kryetar i Shtetit, por edhe në emër të gjithë qytetarëve ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të ndaj me ta solidaritetin e mbarë popullit shqiptar për ata tre njerëz punëtorë dhe të sakrificave.

Shpirti i tyre pushoftë në paqe!”, thuhet në Deklaratën e Presidencës. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: minatoret kinezenishani
Pas

Qytetarët e Rrëshenit zgjohen aspak mirë këtë mëngjes, çfarë ka ndodhur me pemët?! (FOTO)

Para

At e bir në bashkëpunim tentojnë të vrasin me mjete të forta një person, arrestohen në flagrancë

Para
At e bir në bashkëpunim tentojnë të vrasin me mjete të forta një person, arrestohen në flagrancë

At e bir në bashkëpunim tentojnë të vrasin me mjete të forta një person, arrestohen në flagrancë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 10 persona u plagosën pasi një lis 50-vjeçar u rrëzua në Venecia

Maturanti 74-vjeçar në Kamëz! Historia e Skënderit që u ul sot në bankat e provimeve me “bashkëmoshatarët”: Nxënësit menduan se isha profesor

Putin refuzon propozimin e Erdoganit për takim trepalësh me Trump dhe Zelenskyn: E pamundur në të ardhmen e afërt

PD pretendon se mungojnë 130 mijë flet votimi të papërdorura, KQZ-ja e rrëzon për 43 kuti, por do verifikohen 4 prej tyre në Vlorë!

Sulmi rus në Sumy, Zelensky: Shumë të plagosur! Moska nuk dëshiron fundin e luftës

Alarmi i OBSH-së: Mbi një milion njerëz sëmuren çdo ditë nga ushqimi i pasigurt

Operacioni “Procedimi”, sekuestrohen armë, municione dhe drogë, 4 në pranga

Ukraina sulmon urën e Kerçit në Krime, 1100 ton ekspoziv shperthejnë nën ujë

Paralajmëron EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

Video/ Operacioni policor “PIETARI”, “mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, dalin pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.