Një person është vënë në prangat e Policisë së Durrësit nën akuzën e tentativës së përdhunimit të një gruaje që rezulton shoqe e bashkëshortes së tij.
Është arrestuar shtetasi Nik Lila 30 vjeç, banues në Durrës. Përveç dhunës që ushtronte ndaj bashkëshortes me të cilën është në proces divorci, ai ka rrëmbyer duke e kërcënuar dhe goditur shtetasen Xh. M. Më pas e ka çuar në Sektorin Rinia, Durrës, ku edhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Ka rezultuar se i akuzuari nga bashkëshortja e tij dhe shoqja e saj, është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Detaje të Policisë së Durrësit:
“Më datë 09.02.2017 kanë bërë kallëzim shtetaset A.L. 23 vjeçe, banuese në Marikaj, Tiranë, bashkëshortja e shtetasit Nik Lila (në proçes divorci) dhe Xh. M. 22 vjeçe, banuese në Durrës,(shoqa e shtetases A.L.) pasi më datë 08.02.2017 janë kërcënuar dhe goditur nga shtetasi Nik Lila” njofton policia.
Nga hetimet ka rezultuar se dje i ndaluari dyshohet se ka marrë në mjet shtetasen Xh.M. shoqen e gruas, duke e kërcënuar dhe e ka çuar në Sektorin Rinia, Durrës, ku edhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Sipas policisë Nik Lila është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”, Dhunë në familje”, “Përndjekja”dhe “Heqja e paligjshme e lirisë ” parashikuar në nenet 90, 130/ a , 121/a dhe 110 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
Today, I went to the beach front with my kids. I found a sea shell and gave it
to my 4 year old daughter and said “You can hear the ocean if you put this to your ear.” She put the shell to her ear and
screamed. There was a hermit crab inside
and it pinched her ear. She never wants to go back!
LoL I know this is completely off topic but I had to tell
someone!
My partner and I absolutely love your blog and find many of your post’s to be exactly I’m looking for.
can you offer guest writers to write content for you personally?
I wouldn’t mind publishing a post or elaborating on a few of the subjects
you write related to here. Again, awesome web log!