13:30 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vasili për kontributin e Euralius në reformën në drejtësi: S’bëjmë dot pa të, por edhe ata nuk bëjnë dot pa ne

12:55 | 10/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili për kontributin e Euralius në reformën në drejtësi: S’bëjmë dot pa të, por edhe ata nuk bëjnë dot pa ne

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, mori pjesë sot në takimin e 5-të të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV, “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”.

Ky projekt i BE-së që filloi në shtator të vitit 201, do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017 me fondet IPA 2013 për Shqipërinë.

Në takimin e Komitetit Drejtues të EURALIUS  IV u analizua puna e deritanishme e kryer nga ky mision ekspertize, si dhe u përcaktua fokusi i punës për pjesën e mbetur të kohës. 

Që në fillim të fjalës së tij, ministri i Drejtësisë vuri theksin tek rëndësia e këtij misioni në procesin e Reformës në Drejtësi, duke konsideruar, duke sjellë një produkt tërësisht të paanshëm dhe profesional. Ai u ndal tek roli i Euralius në procesin e reformës, të cilin e konsideroi kyç, së bashku me ekpertizën e ofruar nga ekspertët e OPDAT.

Ai u shpreh se puna e tyre ka qenë përcaktuese për realizimin e reformave në drejtim të konsolidimit të institucioneve shqiptare të drejtësisë që prej vitit 2005, ndërkohë që ky partneritet asiston institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim fuqizimin e pavarësisë, transparencës, efiçencës, llogaridhënies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë, në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian.

“Ne nuk bëjmë dot pa EURALIUS, por edhe ata nuk bëjnë dot pa ne. Ekspertët njohin realitetin, mundësitë reale të zbatimit të kuadrit ligjor që do të ndërtohej. Zbatimi i shprejtë dhe efikas i jep vlerë ndryshimeve të bëra.”, tha ministri Vasili.

Më tej, ai vuri në dukje se aktualisht jemi në fazën e implementimit të 8-ligjeve të para të reformës që sot janë në fuqi, me qëllim konstituimin e instituciuoneve të reja të sistemit dhe fillimit të funksionit të tyre.

Sa për fazën tjetër, atë të diskutimit dhe miratimit edhe të një pakete reale që i nevojitet implementimit të reformës, ai u shpreh se nevojitet një vëmendje e madhe. Lidhur me këtë, Vasili sugjeroi që roli dhe fokusi i punës së Euralius 4, duhet tashmë të orientohet për të asistuar të gjithë procesin e implementimit të reformës, me qëllim dhënien e asistencës për krijimin, konstituimin, apo dhe bërjen funksionale të institucioneve të reja të sistemit, duke filluar me ato institucione për të cilat kemi më shumë nevojë.

“Pas krijimit të këtyre institucioneve të reja, EURALIUS do të duhet t’i asistojë ato me qëllim që brenda një kohe sa më të shkurtër ato të jenë funksionale dhe të prodhojnë rezultatet për të cilat qyetarët presin”, theksoi ministri Vasili, ndërsa shtoi se roli i ekspertizës së huaj dhe konkretisht i Euralius e OPDAT duhet të jetë edhe interpretativ apo përcaktues/udhëzues mbi mënyrën se si duhet zbatuar në praktikë dispoziatat e reja ligjore, që shpesh herë për politikën, interpretohen në mënyra të ndryshme, duke krijuar edhe keqkuptime të panevojshme. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: euraliuspetrit vasiliprojektreforma ne drejtesi
Pas

Zbulohen identitetet e viktimave në Fier, si qëlloi të dashurën dhe më pas veten (FOTO NGA MAKINA)

Para

Peza pas dëshmisë në Prokurori: Rikonfirmoj nuk ka asgjë të paligjshme në pasurinë time

Para
Peza i tensionuar shpjegohet para kamerave: Më kanë zili, asnjë gazetar nuk erdhi të më pyeste

Peza pas dëshmisë në Prokurori: Rikonfirmoj nuk ka asgjë të paligjshme në pasurinë time

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.