6 grabitësit janë ndare ne dy makina, pasi dogjën dy mjetet e vjedhura që përdorën për grabitjen. Me 2.2 milionë eurot me vete, kane ndjekur dy rruge të ndryshme, njëra që të çon drejt rrugës Vorë – Fushë Krujë dhe tjetra drejt një qendre tregtare pranë autostradës, shkruan ”TV Klan”.
Makinat janë parë nga disa dëshmitarë okulare, të cilët kanë dhënë dëshmi në polici.
Policia ka rindërtuar edhe skenën e grabitjes. Sipas të dhënave, rezulton se grabitësit kanë hyrë nga një rrugë dytësore për t’u prere rrugën makinave të transportit të parave.
Në zone ka ende patrulla të policisë. Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të disa objekteve në përpjekje për të identifikuar mjetet e përshkuara nga dëshmitarët okulare. (E.K/SHUPLAKA)