18:52 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Grabitja, Zheji: Bashkëpunim i thellë mes shtetit dhe bandave, Rama pa pupla gjeli, mbështetet te miqtë e zinj të klaneve

20:56 | 10/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Grabitja, Zheji: Bashkëpunim i thellë mes shtetit dhe bandave, Rama pa pupla gjeli, mbështetet te miqtë e zinj të klaneve

Analisti Artur Zheji ka reaguar ndaj grabitjes së fundit që ndodhi në afërsi të Rinasit, ku u vodhën 2.7 milionë euro. Sipas Zhejit  kjo grabitje me armë në dorë dhe me maska, ishte si edhe të tjerat që kanë ndodhur në Rinas me bashkëpunim të thellë mes segmenteve të shtetit dhe bandave.

“Jetojmë në kulmin e pasigurisë dhe të gënjeshtrës publike. Grabitja më e fundit me armë në dorë dhe me maska, ishte si edhe të tjerat në Rinas apo rrugëve, mjeshtërore, me bashkëpunim të thellë mes segmenteve të shtetit dhe bandave. Çoroditja dhe humbja e kontrollit është një emblemë e kësaj periudhe që po jetojnë sot shqiptarët nën këtë qeverisje. E turbullt dhe e dështake sa më s’ka.
Kush e ka fajin për këtë: Opozita? Apo shqiptarët? Apo kohët moderne që jetojmë?”, shkruan Zheji për 360 gradë.
Sipas tij dështimet e qeverisë janë të shumta edhe  janë të panumërta, në shumë fusha dhe ata që preken më shumë janë shqiptarët. 

“Dështimet janë të panumërta dhe pordhët justifikuese po ashtu!Të ripërsëritura, të lodhshme dhe tanimë krejt pa fantazi. Shëndetësia dështim! Shërbimi i urgjencës, mjerim! Shefat e qeverisë dhe bizneset e lidhura me to, kurojnë puçrat dhe veglat e riprodhimit në Vjenë, hallexhinjtë presin me orë dhe me dhimbje një serum… Lekët e shqiptarëve të pasigurta! Minatorët vdesin në galeri dhe askush nuk i shpëton dhe lajmet zhduken! Polarizimi është i frikshëm, ca bëjnë banjo me shampanjë 300 euro shishja dhe ca të tjerë skanë ujë, as për të larë të pasmet!
Prostitucioni është tashmë një rrugë e dëshpëruar për qindra vajza shqiptare, që të studiojnë, të vishen dhe të ëndërojnë për një jetë ndryshe, nga skëtera e varfërisë ekstreme, nga ku edhe vijnë shumica.
Ndërkohë, gazetarët flasin për projektet miliarda dollarëshe për porte jahtesh dhe grabitje spektakolare të pasurisë publike!”, shprehet Zheji.

Analisti nuk ka lenë pa komentuar edhe zbulimet e fundit arkelologjike në Durrës, mbi të cilat po bëheshin ndërtime.
“Arkeologët çmenden kur shohin se çfarë po bëhet në Durrës, me miopinë e Gjushit të Ramës, që u ve kazmën thesareve arkeologjike të nëntokës së Shqipërisë, ndërsa Ministrja e Kulturës, hesht dhe bën gati ndonjë hartim për të kënduar në vdekjen e dikujt të njohur që pritet të vdesë.
Morali zero. Spekullimi dhe grabitja në shkallën më të lartë. Përgjegjshmëria e institucioneve zero.
Prokuroria e Përgjithshme e paralizuar, nga presioni absurd i ndërkombëtarëve, që me fiksimin e Vettingut, nuk shohin, nuk nënvizojnë publikisht dhe nuk denoncojnë botërisht këtë rënie të shtetit në Shqipëri, vertikalisht dhe me një shpejtësi maramendëse”, sqaron analisti.
Më tej ai shton se Rama nuk ka pupla gjeli tamë por  mbahet vështirësisht në këmbë duke u mbështetur të miqtë e zinj të klaneve, të cilët janë përherë e më të kushtueshëm dhe kërkojnë më shumë para nga koncesionet e shtetit, për ti dhënë lëngun jetik të mbijetesës politike.

“Rama, kryeministri pa pupla gjeli tashmë, mbahet vështirësisht në këmbë duke u mbështetur të miqtë e zinj të klaneve, të cilët janë përherë e më të kushtueshëm dhe kërkojnë më shumë para nga koncesionet e shtetit, për ti dhënë lëngun jetik të mbijetesës politike.
Dorëhiqu kryeministër dhe mos e tërhiq në greminë mbas vetes, këtë Shqipëri, që nuk mundesh ta qeverisësh dot më, sepse ke çdo gjë jashtë kontrollit normal institucional, përveç yzmetit të përsosur që u bën klaneve të fuqishme para mbledhëse dhe parashplarëse!
Sepse shumë shpejt, bandat e uritura të çakenjve që vetë ke ushqyer në mjaft raste, do ta hanë edhe dorën edhe krahun me të cilin i ushqeve dhe i rrite si mishngrënës dhe tenderangrënës dita ditës.
Se çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh sir!
Dhe kështu o miop që vetpëlqehesh pa kufi pasqyrave të rreme, në qelqet pa sy, të syzeve të servilëve, më ka zënë frika edhe për ty! Sinqerisht!
Se mos marrim vesh shumë shpejt, që bandat dhe maskat ua kanë vënë syrin edhe kasafortave të tua, me “sekrete të mëdha shtetërore” dhe ndoshta mbushur dhe me shumë gjëra të tjera…”, shkruan Zheji. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: artur zhejigrabitja
Pas

LSI organizon sot Konventën Zgjedhore të Tiranës, zbulohen detajet e aktivitetit

Para

Kryeministrja e Polonisë përfundon në spital, limuzina e saj përplaset nga një tjetër automjet

Para
Kryeministrja e Polonisë përfundon në spital, limuzina e saj përplaset nga një tjetër automjet

Kryeministrja e Polonisë përfundon në spital, limuzina e saj përplaset nga një tjetër automjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

Administrata Trump kërkon të anulojë kontratat federale me Harvardin me vlerë rreth 100 milionë dollarë

Kandidatja e PD-së në Durrës ankimim në KQZ, pse Ulliri pretendon mandatin e Ndojës

Vrasje makabër në Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: U asgjësua

Operacioni në Belgjikë/ SKY ECC çmonton organizatën shqiptaro-italiane, 14 të arrestuar dhe qindra kg kokainë e kapur

Meloni “i shkel syrin” Uashingtonit, kryeministrja italiane: E ardhmja e BE-së është e lidhur ngush me SHBA-në

“Trump, sanksione të reja për Putin”/ “Wall Street Journal”: Goditje sektorit bankar për të pranuar armëpushimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.