Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj lajmëron se një super aktivitet do të mbahet “Ditën e të Dashuruarve” në kryeqytet. “Tirana Loves” është aktiviteti i këtij 14 shkurti, për dekoret e të cilit po mendon artisti 25-vjecar, Franko Dinaj, i cili njihet për fasadat e bukura të kryeqytetit.
“E gjen dot ku po punon Franko sot? Dekori dhe Kryetari i Natës po përgatiten për shumë surpriza këtë Shen Valentin me #TiranaLoves”, shkruan Veliaj.
Krahas shkrimit, edhe disa foto të mrekullueshme nga përgatitjet janë bërë publike, në të cilat shihet Franko duke pikturuar zemra, shumë zemra… Veliaj nuk bën me dije detaje të tjera, kështu që na ngelet vetëm të suprizohemi këtë të martë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1087″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]