09:00 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Grabitja e Rinasit, habisin rojet: Fikëm kamerat se do pinim kafe

11:20 | 11/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pesë rregullat e transportit të parave me blinda që u shkelën me ”të dyja këmbët” dje (VIDEO)

Nga dy automjetet pjesërisht të blindura, janë grabitur jo 2 milion euro, por shuma e saktë e eurove të marra nga katër personat e armatosur, është 2.7 milion euro.

Kjo shumë financiare ka qenë e vendosura në arka dhe thasët e bankës, të cilat janë boshatisur tërësisht.

Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Tiranës, e cila saktësoi se në dy automjetet e sulmuara nga katër personat, nuk është gjetur asnjë kartmonedhë.

Grabitja ndodhi dy ditë më parë në Qafën e Kasharit kur katër persona të armatosur zbritën nga dy fuoristrada dhe nën kërcënimin e armëve arritën paratë e një banke të nivelit të dytë të cilat po transportoheshin në drejtim të aeroportit të Rinasit. 

Fikën kamerat se do pinin kafe
Sipas prokurorisë, ata kanë mundur të grabisin 2.7 milionë euro, në një kohë kur kamerat dhe GPS-i nuk kanë qënë në funksionim. Pesë policët e arrestuar, sipas prokurorisë janë përgjegjës për fikjen e kamerave dhe të GPS-it, pasi sipas deklarimeve që ata kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, fikja është bërë pasi, 5 policët kishin planifikuar që pasi të ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit të pinin kafe në një nga lokalet e zonës. Ky rrëfim justifikues i njërit prej policëve, ka habitur prokurorët, të cilët ndaj tyre kanë ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga ana tjetër për t’u bindur nëse kamerat dhe GPS punonte ose jo, prokuroria dhe policia kanë bërë një eksperiment me to, duke i testuar nëse janë në gjëndje pune apo jo. Të dyja paisjet kanë qënë në gjëndje pune dhe transmetonin në kohë reale filmimet pranë sallës operative të kompanisë private. Por nuk dihen arsyet se pse ato nuk kanë funksionuar.

Deri në këto momente, anëtarë të grupit hetimor, thonë se nuk janë në gjëndje të shpjegojnë arsyet se pse dy pajisjet elektronike GPS dhe kamerat, ishin të fikura. Për ti dhënë përgjigje kësaj pjesë, policët kanë dhënë justifikime të ndryshme, duke mos pranuar të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë. Për këtë çështje është marrë dhe Fatmir Gapi, drejtuesi teknik i kompanisë “Jaguar Security”, i cili nuk ka dhënë shpjegime në këtë pjesë.

Nisur nga kjo situatë Fatmit Gapi, është urdhëruar të arrestohet nga policia, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Arrestimi i tij, ka çuar në 6 numrin e personave të ndaluar për këtë ngjarje, që tronditi opinionin publik. Prokurorë dhe policët e grupit hetimor kanë ngritur dyshime të forta se mes policisë private dhe autorëve të krimit, mund të ketë pasur një plan bashkëpunimi, megjithëse këto dyshime nuk janë vërtetuar zyrtarisht.

Lindja e këtyre dyshimeve është bërë nga grupi hetimor, pasi kamerat e sigurisë të automjeteve nuk kanë qenë të hapura në asnjë moment dhe GPS që duhet të ndodhej tek lekët, në fakt ishte vendosur poshtë sediljes së shoferave të furgonëve. Menjëherë sapo grabitësit kanë sulmuar, 6 nga kamerat, ata i kanë lëvizur nga këndi i fiksimit për të filmuar, duke i drejtuar me dorë në pozicion drejt qiellit.

 

Etiketa: fikja e kameravegrabitja ne Rinasrojet e sigurise
Pas

Dikush e filmon gjatë punës, zbulohet kush është ‘’Ledio të lutem’’ i Çanit (VIDEO)

Para

Grabitja e parave, Shoqata e Bankave: Është hedhur baltë mbi institucionet bankare

Para
Grabitja e parave, Shoqata e Bankave: Është hedhur baltë mbi institucionet bankare

Grabitja e parave, Shoqata e Bankave: Është hedhur baltë mbi institucionet bankare

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit, rreth 12 mijë të mitur të vrarë vetëm në 2023

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.