Në Konventën e LSI-së për Tiranën ka folur dhe kryetari i kësaj partie Ilir Meta. Ai ka vlerësuar kontributin e LSI-së për stabilitetin e vendit. Duke kujtuar zgjedhjet që do të mbahen në Qershor Meta është shprehur optimist në rezultatin e tyre dhe ka vlerësuar rëndësinë që ka standardi i mbajtjes së tyre në Integrimin e vendit.
FJALA E ILIR METËS:
Rezultati i zgjedhjeve të Qershorit dhe standarti, me të cilat do të zhvillohen këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për procesin e Integrimit të vendit tonë në BE. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të vendosin edhe legjitimitetin e institucioneve të vendit tonë. Pasi implementimi i Reformës në Drejtësi është jetik për fatet e vendit.
Klevi citoi Kenedin unë do citoj Kejda Mehmetajn, e cila jo sot por në Konventën e Dhjetorit, më bëri përshtypje një shprehje ”Shqipëria është shumë e vogël kur është e ndarë po është shumë e madhe kur punon me dashamirësi ndaj saj”.
Ne vazhdimisht habitemi sesi pas 26 vitesh Reforma, Demokraci ne kemi kaq shumë konflikt, kaq shumë energji që i shterojmë në mënyrë armiqësore aq sa edhe përfaqësuesja e politikës së jashtme kishte deklaruar se konflikti politik është shumë sport popullor në Shqipëri. Po duhet thënë se ky sport është i urryer edhe pse ndodh në qarqe të ngushta.
Ka mungesë të kulturës politike për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve qoftë kjo fitore apo humbje.
Të gjithë e dinë dhe e vlerësojnë se konflikti është i papranueshëm për LSI, bashkë edhe me arrogancën, bashkë edhe me frymën e përjashtimin, sepse ne kemi kulturën e dialogut, bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe jo të shtimit të problemeve përmes konflikteve.
LSI nuk është për qëndrime partizane, bardhë e zi, është për qëndrime racionale, afatgjata dhe që i shërbejnë vendit. Është kundër retorikave fajësuese dhe shfajësuese se këto krijojnë vetëm tym dhe mjegull, për të gjetur zgjidhje për qytetarin dhe funksionimin e institucioneve.
Nëse do kishit dëgjuar qëndrimet dhe vlerësimet publike të LSI-së Reforma në Drejtësi do kishte filluar zbatimin me kohë dhe vendi nuk do kishte harxhuar aq shumë energji me retorika të padobishme. LSI theksoi që në fillim që nuk kishte asnjë interes për të mbrojtur sistemit e degraduar të drejtësisë edhe nga drejtësia edhe nga politika, por theksoi edhe se nuk kishte asnjë interes për të kapur sistemin e ri të drejtësisë.
Të gjithë ata që përsërisin se LSI ka një vit e gjysmë që ka frikë, nuk e do reformën, po t’u bësh këtyre Vetting kanë të njëjtin mesazh, ndërkohë që LSI ka qenë e hapur, të gjithë këta po t’u bësh Vettingun do dalin shumë keq, përveç ndonjëherit që ka bindjen e tij mbi bazë të një perceptimi të gabuar.
LSI votoi në konsensus për thelbin. Cilido që thotë se po të kishte kaluar në mënyrë të njëanshme, unë po i them me keqardhje se është një mashtrues i rëndomtë se nuk njeh parimet e Kopenhagenit që dialogu politik është kusht!
LSI është një shans për të gjithë dhe këtë e kuptova jo vetëm kur dëgjova profesor Luigjin, që kohët e fundit i është bashkuar LSI, këtë e përforcova kur i dhashë dorën Anilës, pedagoge e Bujqësorit, të cilës i jam mirënjohëse që më ka dhënë këshillë të paparë kur krijuam LSI, unë përpiqesha të gjeja disa emra të spikatur të papërfshirë dhe Anila më rekomandoi një profesor, një akademik, një profesor në bujqësi, në veterinari, me 5-6 gjuhë, ky profesor ishte Edmond Panariti.
Unë e dua shumë se ky s’më ka lodhur fare. Sapo unë e kam marrë në telefon…kisha frikë se po t’i thosha po të vini ju në strukturat e LSI, ai me qetësinë më të madhe më tha ”Kam kohë që e pres një ftesë të tillë”, jo vetëm kaq po kisha frikë se mos më ikte, takonte ndonjë, dhe do thoshte parti e re, këta do marrin 0.1% në zgjedhje, thashë ta kompromentoj pak profesorin, pas 2 ore kam takim në Baldushk, i thashë, si mendoni do vini me mua, ”Patjetër më tha, aq më mirë se në këtë mënyrë kemi mundësi të dëgjojmë probleme të njerëzve të thjeshtë”.
E përmenda këtë fakt se LSI është partia e njerëzve të thjeshtë. Ishin shumë ata që e paragjykonin ekzistencën e LSI dhe ne kemi vënë re se nga viti në vit, nga zgjedhjet në zgjedhje, nga sfida në sfidë, LSI po bëhet një shans për shumë e shumë qytetarë.Të kenë një shans për t’u dëgjuar, për t’u përfaqësuar, për të marrë fatet e vendit vetë! Ftoj të gjithë që të jemi më të hapur, më përfshirës!
Ne nuk jemi një forcë e pagabueshme, e pakritikueshme, përkundrazi, po fuqia jonë besoj është te aftësia për të reflektuar, ndryshuar, përmirësuar, duke i dëgjuar njerëzit dhe për të qenë pranë tyre dhe fëmijëve të tyre, dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë në të ardhmen. Fuqia jonë vjen nga dashuria për vendin dhe besimi se ky vend do të bëhet, në radhë të parë nga shqiptarët dhe të rejat dhe të rinjtë tanë.
Individualizmi, egoizimi dhe cinizmi janë disa nga sëmundjet e politikës tonë dhe këtyre do t’i kundërvihemi duke fuqizuar solidaritetin dhe frymën e bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe gjithë të tjerët. Se Shqipëria është një vend modest, por për ne është vendi më i madh në botë dhe për çdo njeri që ka minimumin e dinjitetit, vendi i tij është më i madhi dhe më i rëndësishëm në botë. Besoj se jeni të gjithë të ndërgjegjshëm, duke qenë përjashtues, bëheni më të vegjël, më të rëndësishëm jo vetëm për veten tonë por edhe për partnerët tanë që duan të na mbështesin.
Profesor Shezai nuk ndahet dot nga Tirana dhe as nga LSI e Tiranës, ai si vlonjat dhe lab që është ka një dëshirë dhe një ëndërr që ta çojë LSI e Vlorës, më lart se LSI e Tiranës kështu që i uroj sukses në këtë sfidë që do ketë! Ne jemi një forcë, pjesë e këtij realiteti, por ne kemi një avantazh të jashtëzakonshëm, kemi LRI. Secili nga ne si puna ime dhe e Luan Ramës jemi pjesë e një tranzicioni të ashpër dhe të vështirë dhe do jemi dhe të kritikueshëm sot dhe në të ardhmen, po unë jam i bindur se ajo që ne kemi bërë si më të mirën tonë, unë jam i bindur se kur të mos jemi në drejtim të LRI, është se kemi bërë gjithcka për t’i edukuar, dhe mbështetur këta të rinj të mrekullueshëm se e ardhmja e të rinjve është në Tiranë, është në Shqipëri.
Dhe nëse ka diçka që askujt nuk duhet ti shkojë mendja ta japë me koncesion është dinjiteti i të rinjve dhe të rejave të shqipërisë se ata nuk kanë asnjë kompleks nga e kaluara e tyre, ata janë të pashantazhueshëm nga kushdo, ata nuk kanë vetëm pasionin por edhe eksperinecën për t’i dalë zot vendit të tyre dhe jam i bindur se zgjedhjet e 28 qershorit do ta konfirmojnë këtë fuqi vullkanike! (E.K/SHUPLAKA)