Një vlerësim të padiskutueshëm Meta ka pasur për ministrin e Bujqësisë Edmon Panariti. Ai i është rikthyer momenteve të para të krijimit të LSI-së kur i ishte propozuar emri i Panaritit për të bashkëpunuar. Meta tha se menjëherë pas telefonatës Panariti shpreh gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar.
”LSI është një shans për të gjithë dhe këtë e kuptova jo vetëm kur dëgjova profesor Luigjin, që kohët e fundit i është bashkuar LSI, këtë e përforcova kur i dhashë dorën Anilës, pedagoge e Bujqësorit, të cilës i jam mirënjohëse që më ka dhënë këshillë të paparë kur krijuam LSI, unë përpiqesha të gjeja disa emra të spikatur të papapërfshirë dhe Anila më rekomandoi një profesor,një akademik, një profesor në bujqësi, në veterinari, me 5-6 gjuhë, ky profesor ishte Edmond Panariti.
Unë e dua shumë se ky s’më ka lodhur fare. Sapo unë e kam marrë në telefon kisha frikë se po ti thosha po të vini ju në strukturat e LSI, ai me qetësinë më të madhe më tha:
”Kam kohë që e pres një ftesë të tillë”, jo vetëm kaq po kisha frikë se mos më ikte, takonte, ndonjë, parti e re, këta do marrinthashë ta kompromentoj pak profesorin, pas 2 ore kam takim në Baldushk, si mendoni do vini me mua, ”patjetër më tha, aq më mirë se në këtë mënyrë kemi mundësi të dëgjojmë probleme të njerëzve të thjeshtë”.
E përmenda këtë fakt se LSI është partia e njerëzve të thjeshtë. Ishin shumë ata që e paragjykonin ekzistencën e LSI dhe ne kemi vënë re se nga viti në vit, nga zgjedhjet në zgjedhje, nga sfida në sfidë, LSI po bëhet një shans për shumë e shumë qytetarë. Të kenë një shans për t’u dëgjuar, për t’u përfaqësuar, për të marrë fatet e vendit vetë! Ftoj të gjithë që të jemi më të hapur, më përfshirës!”, ka thënë Meta. (E.K/SHUPLAKA)