“Zjarre dhe shtëllunga tymi”, kjo është tabloja e kësaj pasdite nga qyteti i Fierit, ku punonjësit e pastrimit kanë zgjedhur t’i djegin mbeturinat në mes të rrugës.
Gazetari Enrik Mehmeti ka publikuar një foto, që paraqet një fragment të ditës së sotme në këtë qytet, ku dallojnë të rrëzuar në rrugë koshat e plehrave, dhe mbeturinat që marrin flakë.
Punonjësit e pastrimit e kanë braktisur “vendin e krimit”, pasi nuk duken asgjëkundi. Nëse një fëmijë lëndohet duke kaluar aty pranë, këta patjetër që nuk mbajnë përgjegjësi. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post