Një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale është vendosur në një mobilieri në zonën e Niklës në Krujë. Sipas policisë lokale të Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 27 minuta të natës së shkuar. Policia thotë se nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale.
“Më datë 12.02.2017, ora 01:27, në Nikël, Krujë është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse artizanale, në mobilerin e shtetasit B.B. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia në reagim.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë siguruar dhe këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për rastin u njoftua edhe njësia Anti- Eksploziv për veprime më të specializuara. (E.K/SHUPLAKA)