11:54 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Panariti zbret në terren dhe transmeton vijën e LSI-së: Iku koha kur populli thoshte rrimë pa bukë vetëm ju bashkohuni

12:46 | 12/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Panariti zbret në terren dhe transmeton vijën e LSI-së:  Iku koha kur populli thoshte rrimë pa bukë vetëm ju bashkohuni

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi sot nga Pogradeci se populli kërkon mbështetje, punë, investime duke dashur të largojë vëmendjen nga përplasjet mes koalicionit me PS-në. Duke iu përgjigjur interesit të mediave në lidhje me koalicionin, Panariti rikujtoi fjalët epike të zonjës nga Berati gjatë përplasjes Nano-Meta se populli rri pa bukë e pa drita veç politika të jetë e bashkuar.

“Nuk jemi në kohen e zonjës nga Berati që thoshte, pa bukë, pa drita rrimë, vetëm ju bashkohuni. Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime. Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim”, tha Panariti.
“Peshkatarët e fermerët duan punë, jo vetëm koalicione”, shtoi ministri.

Këto deklarata Panariti i bëri gjatë vizitës në Qendrën e Mbarështimit te Rasatit të Koranit, në Lin, Pogradec.

Qendra e Rasatit, prodhon rreth 1 milion copë rasat, që hidhen në Liqenin e Pogradecit. Ministri u njoh me situatën dhe rezervatit dhe procedurat e mbarështimit nga specialistet e qendrës.

“Pas takimit me peshkatarët në Udenisht dhe pas njohjes me problemet e tyre, erdha në këtë qendër. Kjo qendër është e rëndësishme për prodhimin e rasatit për Liqenin e Ohrit. Garantohet një sasi shumë e madhe prodhimi, 1 milion copë rasat. Pas takimit me peshkatarët, vendosa që ta hapim me 15 shkurt sezonin e peshkimit me grep. Do të ndërtojmë 4 mole të reja. Do të bisedoj me ministrat e tjerë të linjës, për dy kolektorë të tjerë të rinj për pastrimin e ujërave të liqenit. Do të urdhëroj që të kontrollohen të gjitha pikat e shitjes se rrjetave jashtë standardit dhe do sekuestrojmë të gjithë ato të papërshtatshme”, tha ai.

Etiketa: panaritiPogradec
Pas

Luan Rama në takimin e parë si Kryetar të Grupit Parlamentar të LSI-së pret në takim homologët kosovarë

Para

E konfirmon Prokuroria, paratë e vjedhura janë 3.2 milionë dollarë. Të reja dhe nga grabitësit

Para
Zbardhet dëshmia e policit privat: Pse nuk vepruam kur na parakaluan…

E konfirmon Prokuroria, paratë e vjedhura janë 3.2 milionë dollarë. Të reja dhe nga grabitësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.