22:18 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Grabitja e pronarit të karburantit, 70-vjeçari: Më goditi me tytën e armës, ishin të maskuar si policë

16:35 | 12/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja e pronarit të karburantit, 70-vjeçari: Më goditi me tytën e armës, ishin të maskuar si policë

70-vjeçari Qemal Shabani dhe gruaja e tij u grabitën mbrëmjen e së premtës kur katër persona të maskuar dhe të veshur me uniforma të policisë mësynë në banesën e tyre. Grabitësit qëlluan dhe dhunuan 70-vjeçarin në kokë me tytën e armës.

Nën kërcënimin e armës ata i grabitën kasafortën në të cilën ndodheshin rreth 5 milionë lekë (në euro dhe lekë), disa bizhuteri, si dhe dokumente të familjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të së premtes në fshatin Mollas të Cërrikut. Sipas policisë deri më tani për këtë ngjarje janë shoqëruar 15 person. Të shoqëruarit janë kryesisht banorë të zonës dhe persona me precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes, shkruan një portal online.

70-vjeçari rrëfen tmerrin që kaloi:

Intevista:

Shabani, si ndodhi ngjarja?

Ishte ora rreth 21:30, kur fika televizorin dhe rashë të flija. Fikëm dhe dritat dhe bashkë me bashkëshorten ramë të flemë. Vetëm 10 minuta më pas, pashë pranë vetes sime një person, i cili me tytën e armës më goditi në kokë. Gjithashtu, pashë edhe gruan time e cila ishte shtrirë përtokë, dhe nuk mund të bënte asgjë, pasi ata ia kishin marrë edhe celularin.

Po si mundën të hynin ata në banesën tuaj?

Ishin katër persona të veshur si policë. Kanë hyrë nga karburanti. Pasi kanë thyer derën e dhomës së karburantit nga prapa, kanë nisur t’i bien derës së shtëpisë sonë që korrespondon me dhomën e karburantit. Gruaja i ka pyetur kush është, dhe ata i kanë thënë “hape se jemi Policia”. Në këtë kohë bashkëshortja ime ka hapur derën dhe njëri nga ata e ka goditur dhe e ka shtrirë përtokë. Më pas ata erdhën tek unë.

Të thanë se ishit të policisë?

Nuk munda të dëgjoja dot asnjë fjalë, vetëm më thanë “mos lëviz”, dhe njëri më goditi në kokë me tytën e armës. Unë tentova të ngrihesha, por ai më goditi përsëri. Mendova se ata më kishin marrë armën, sepse unë e kam një armë me leje, dhe isha i hutuar. Pasi më goditën mua, njëri më rrinte sipër kokës dhe tre të tjerët hynë në dhomën e gjumit dhe prej andej më morën të gjithë kasafortën.

Sa lekë kishit në kasafortë?

Brenda në kasafortë unë kisha 1550 euro, si edhe 3 milionë lekë të vjetër. Gjithashtu brenda në kasafortë kisha edhe dokumentet e shtëpisë së vajzës, të miat, ato të bankës, si edhe disa bizhuteri.

A keni ndonjë person që ju dyshoni se ka pasur dijeni për kasafortën dhe paratë e sendet që ndodhin në të?

Nuk kam bërë kurrë debate me njeri, as nuk kam debatuar kurrë me ndokënd, nuk e di se kush mund ta ketë bërë këtë. Pasi ato hynë brenda në dhomë të gjumit, as rojën e karburantit nuk e kishin vjedhur, vetëm e kishin kërcënuar me armë. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: 70 vjecarigrabitjarrfefimi
Pas

Aksident te Shkëmbi Kavajës, përplasen dy makina, disa persona të lënduar

Para

19 kilogramë heroinë, arrestohen 4 shqiptarë në Zvicër, mes tyre edhe një femër

Para
19 kilogramë heroinë, arrestohen 4 shqiptarë në Zvicër, mes tyre edhe një femër

19 kilogramë heroinë, arrestohen 4 shqiptarë në Zvicër, mes tyre edhe një femër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.