Deputeti Ben Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në komunikimin javor që bëri pak minuta më parë.
Blushi e krahason kryeministrin me ‘spikerët e komunizmit që çdo të diel flisnin kinezçe në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur’.
STATUSI:
Spikeri i radio kryeministrisë
I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilaçet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët, fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët, fajin që durojnë e kanë shqiptarët.
Duket si spikerët e komunizmit që çdo të diel flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur! (J.V/Shuplaka)
I do accept as true with all of the ideas you’ve presented to your post.
They’re really convincing and will certainly work.
Still, the posts are too brief for novices. Could you
please prolong them a little from next time? Thanks for
the post.