05:58 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Tenton të rimartohet pas 5 vitesh me ish-burrin e saj të vdekur, për t’i marrë pasurinë

22:33 | 12/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Tenton të rimartohet pas 5 vitesh me ish-burrin e saj të vdekur,  për t’i marrë pasurinë

Një 52-vjeçare po gjykohet për akuzën e “mashtrimit” në Gjykatën e Durrësit, në lidhje me një histori Të veçantë.

Ndaj Shegush Ballhysës ka nisur një poçedim penal pas një kallëzimi të prindërve të ish-bashkëshortit të saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2003. Ish-bashkëshorti is aj ka vdekur në një aksident në punë në Francë, pesë vite më parë. Prindërit e Artan Lipos, e akuzojnë  ish-gruan e djalit të tyre se ka falsifikuar dokumente gjatë përpjekjeve për t’u rimartuar me djalin e vdekur.

“Strumbullari” i përplasjes mes tyre është bërë një shumë parash e konsiderueshme që përfitojnë trashëgimtarët e të ndjerit, si siguracion i jetës së tij dhe detyrimet që rrjedhin nga aksidentimi në punë, shkruan një portal online.

Ngjarja:

Ndonëse disa vite pas divorcit, Ballhysa është angazhuar në rrugë gjyqësore që të bëhej pjesë e kësaj trashëgimie. Për këtë shkak, ajo i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me një kërkesë për “rivendosje në afat të së drejtës për të ankimuar vendimin e divorcit”, me argumentin se ajo nuk ishte në dijeni të gjyqit për divorcin.

Kjo kërkesë u pranua dhe pas ankimit të saj, në qershor 2009, Apeli i Durrësit ka vendosur të prishë vendimin e divorcit të saj dhe pushimin e çështjes, me argumentimin se një çështje për zgjidhje martese nuk mund të vazhdojë kur njëri prej bashkëshortëve ka vdekur. Referuar këtij vendimi, Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës, ka kthyer në gjendjen e mëparshme gjendjen e bashkëshortëve Artan Lipo dhe Shegush Ballhysa, ku statusi i kësaj të fundit ka ndryshuar nga “e divorcuar” në “e ve”.

Pasi është rikthyer në trungun familjar, Ballhysa ka paditur vjehrrin dhe vjehrrën me pretendimin se ata e kishin përjashtuar nga përfitimi i trashëgimisë. Pasi ka fituar në Shkallën e Parë dhe Apelin e Durrësit, në janar 2016, Gjykata e Lartë e ka kthyer dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Paralelisht, në procesin penal të drejtuar nga gjyqtarja Eda Kaja, përmes mbrojtësit të saj Ballhysa ka kërkuar deklarim të pavlefshëm të akteve të dosjes, me pretendimin se janë shkelur afatet e hetimit. Nga ana tjetër, prokurorja ka pretenduar se hetimi është bërë brenda afateve të përcaktuara në ligj. (J.V/Shuplaka)

Pas

Kledi Kadiu: Jam shumë i lumtur, fitorja e Ermal Metës është e të gjithë ne emigrantëve

Para

Prej 3 orësh në trafik, makina e policisë dhuron “spektakël” në Durrës, shihni se ç’bën (VIDEO)

Para
Prej 3 orësh në trafik, makina e policisë dhuron “spektakël” në Durrës, shihni se ç’bën (VIDEO)

Prej 3 orësh në trafik, makina e policisë dhuron “spektakël” në Durrës, shihni se ç'bën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.